Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria

Pershendetje doktoreshe, a bartet bakteria e sherjakollit prej nenes tek beba gjate shtatzenise edhe ju kisha lut te me thoni se prej nga cfare vjen bakteria e sherjakollit, nga qka fitohet ajo ju pershendes nga zemra?

Sala (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Esheria-koli, është bakter që zakonisht gjëndet në zorrët e holla dhe që tek gratë shpesh takohet në rrugët gjenito-urinare, për arsye të afërsisë që ka uretra dhe vagina e gruas me rektumin/zorrën e trashë.

Nëse bakteri i esheria-koli është i pranishëm, detyrimisht duhet mjekuar për të evituar mundësinë e lindjes parakohe. Ky bakter nuk kalon nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë. Nëse nuk mjekohet, mund të transmetohet nga nëna tek fëmija, gjatë kalimit të fëmijës në rrugët e lindjes.

Shpresoj të kem qënë e vlefshme në shpjegim për ty.

/komuniteti