Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraceptivet hormonal

Pershendetje Doktoreshe, Te lutem nese mundesh te me sqarsoh se pse jane te ndaluar kontraceptivet hormonal,se e shoh qe vazhdimisht rekomandoni menyra tjera. Une perdore nje lloj amp te cilat jane kontraceptiv,jo nga deshira si kontraceptiv,mirepo ishte rekomandimi i mjekut pas nje problemi qe kisha gjakderdhje -crregullim cikli. Jam shume e shqetesuar kur shoh keto rekomandime qe nuk preferohen ne asjne menyre,kontraceptivet hormonal,kam frik se qka do te ndodh me mua,pas perfundimit te ketyre amp. Faleminderit

Vesa D (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa

Përdorimi i kontraceptivëve hormonal nuk janë të ndaluar të përdoren në shumë raste dhe veçanërisht kur gruaja ka çrregullime menstruale apo kërkon të mbrohet nga një shtatzëni e pa dëshiruar. Problemi qëndron që mjeku duhet të japë rekomandim për përdormin e kontraceptivëve hormonal vetëm atëherë kur është i bindur nga analizat, ekzaminimet dhe anamneza se shëndeti i gruas i është i mirë dhe nuk do të ketë pasoja dytësore nga përdorimi i tyre.

Gjithë të mirat.

/komuniteti