javë pas jave


Përshëndetje Erina
Ndodh që edhe me futjen e penisit në vaginë, himeni të mos prishet/çahet edhe me gjakrrjedhje. Po kështu ndodh edhe me futjen e gishtit në vaginë, mundet që himeni të jetë prishur/çarë ashtu siç mundet edhe të mos jetë prishur/çarë. Në të dy rastet, shkaku mbetet tek elasticiteti i himenit i cili është shumë i ndryshëm nga njëra femër tek tjetra.
Por nuk po kuptoj, dhe po shtroj një pyetje; ti e dashuron atë vajzë apo jo? Nëse e dashuron dhe për më tepër bëni dashuri, mbase edhe pa bërë seks vaginal, përse të intereson virgjëria e saj!?. Kaq e rëndësishme është për ty virgjëria fizike e saj, e ndërkohë shkruan se e ke të dashur!?. Shumë i shqetësuar je për virgjërinë e vajzës, por siç shkruan, ti vetë ke patur eksperienca të mëparshme me vajza të tjera. Atëherë përse nuk pranon, që edhe e dashura jote mund te ketë patur eksperienca të mëparshme.
Meqënëse ky është problem yt, ti mund edhe ta shikosh vetë me sy dhe të kuptosh nëse e dashura/vajza është e virgjër apo jo. Por virgjëria fizike në një dashuri, është një hiç i vërtetë.
Gjithë të mirat.



Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam nje djale dhe desha te pyes ne lidhje me virgjinitetin e femres, kam te dashuren time eshte 17 vjecare dhe me thote se eshte virgjine mirepo si ti besoj kur ajo gishtin e mesem e fut ne vagine dhe masturbon kjo gje sme behet e qarte, fut thuajse komplet gishtin dhe me thote se eshte e virgjer, ndersa une sipas pervojes time e dije se si te futet gishti me mbaron puna e himenit, ju lutem me sqaroni nese eshte e vertete se edhe me futjen e gishtin nuk prishet himeni ose sdi cfare te them si eshte ceshtja e himenit, e virgjinitetit?Shpresoj qe ju kam sqaruar mire pyetjen, mundesisht nje pergjigje te qarte dhe te gjere. Ju uroj suksese doktoreshe, Ju faleminderit.