Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çka do të thotë diagnoza: Vaginitis acuata?

Pas vizites te gjinekologu jam diagnostifikuar me kete diagnoze. Kam perdore terapi, por mjeku nuk me ka keshillu te vizitoj prape. Si duhet veproj tutje?

Orilda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Orilda

Vaginitis është një inflamacion i vaginës. Një grua me këtë gjendje mund të ketë kruarje apo djegie dhe mund të vërehet shtim të sekrecioneve vaginale. Simptomat e vaginitis mund të jenë: - acarim/ose kruarje të zonës gjenitale, - inflamacion (acarim, skuqje, dhe ënjtje shkaktuar nga prania e qelizave shtesë imunitar) të labia majora, minora labia ose zonës perineale, - shtim të lëngjeve vaginale, - erë e rëndë, - siklet ose djegie gjatë urinimit si dhe dhimbje/acarim gjatë raporteve seksuale.

Pas terapisë, të rekomandoj që të kryhesh një vizitë tjetër gjinekologjike për të vlerësuar efektin e terapisë që ke përdorur.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti