Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perde në mitër

Pershendetje! Kam nje shqetesim shume te madh. Jam 29 vjece, shtatzene per here te pare, me 22 shtator kam pasur ciklin e fundit. Kam bere 3 ekzaminime ne ekografi per ecurine e zhvillimit te embrionit por akoma nuk me kane dhene nje pergjigje ne lidhje me zhvillimin e tij duke qene se nuk i degjojne akoma rrahjet e zemres (para nje jave eko i degjoi vetem me dopler). Ndersa te fundit eko e kam bere dje dhe nuk i degjoi dot rrahjet). Gjithashtu dje mu tha qe kam perde ne miter. A duhet te shqetesohem per mosrrahjet e zemres se bebes ne kete faze qe eshte dhe a mendoni qe une kam shanse ta lind kete femije nese ai zhvillohet ne te ardhmen, per arsye te perdes se mitres, apo eshte nje shtatzeni e destinuar per te deshtuar me 100 %. Faleminderit!

A (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Rrahjet e zemrës fetale, ekografikisht konstatohen që në javën e 5-të të shtatzënisë. Mos konstatimi i rrahjeve të zemrës fetale në këtë moshë të shtatzënisë, tregon se shëndeti i fetusit ka një problem.

Pas vlerësimit të ecurisë të shtatzënisë, atëherë mundet të mendohet për murin ndarës të mitrës.

Të uroj fat në shtatzëninë tënde.

Juna (15 vite më parë)
Dmth per mua shpresat qenkan shume te vogla. Gjithsesi flm per pergjigjen!

/komuniteti