Pozita e bebit
Njomza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Njomza
Ultrazëri nuk është i dëmshëm, as për ty dhe as për bebin. Por duhet të dish, se në një shtatzëni normale janë të mjaftueshëm vetëm tre ekzaminime me ultrazë gjatë gjithë shtatzënisë.
Mirë do jetë që të qëndrosh shtrirë anash majtas, por nëqoftëse ky pozicion të bezdis nuk është e rëndësishme.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Dr. jam ne javen e 29 te shtatzeni, kam degju qe ultrazeri eshte i rrezikshem mirepo mua mjeku cdo muaj me kontrollon ne ultraze... edhe mjeku me ka thene te flej ne krahun e majte kurse une tere naten nuk po mundem ashtu here pas here pe ndryshoj poziten. A mund te kem probleme nga keto 2 pyetje qe ti shtrova?