javë pas jave
Përshëndetje Blerta
Në çdo praktikë klinike, përdorimi i antibiotikëve në tremujorin e parë të shtatzënisë (deri në javën e 12-të të saj), nuk rekomandohet pasi mundësojnë dëmtimin e ecurisë normale të embrionit dhe/ose fetusit.
Meqënëse tashmë je në javën e 20-të të shtatzënisë, për të trajtuar infeksionin duhet të përdorësh antibiotiko-terapi sipas antibiogramës. Terapia duhet të zgjasë 7-10 ditë, dhe nëqoftëse infeksioni nuk të kalon, detyrimisht duhet të këshillohesh më një mjek urolog për të rekomanduar diçka më specifike me qëllim që infeksioni të mos ngjitet në pjesët e sipërme të traktit urinar duke dhënë pielonefritet apo dhe infeksione të tjera të veshkësh. Rregjimi i trajtimit të këtyre lloj infeksioneve, është dy lloje; rregjim shfarosës dhe më pas rregjim parandalues.
Gjithë të mirat.


Pershendetje. Jam shtatzene ne javen 20. Eshte shtatzenia e pare! Qe nga fillimi i shtatzenise kontrollohem vazhdimisht te gjinekologu i njejte! Para se te mbetem shtatzene i kam bere analizat cdo 6 muaj dhe urine me ka dale me shume bakterie! Ne kete gjendje edhe kam hyre pastaj ne shtatzeni dhe qe nga fillimi i shtatzenise dmth qe nga java e peste cdo muaj kam perdorur antibiotike me rekomandime te mjekut! Dua te ju pyes sa a eshte normale dhe e demeshme per fetusin te perdori antibiotike (dhe qe kam perdore edhe ne tre mujorin e pare)? Tash ne urine kam pak bakerie mirepo javen e kaluar e kam bere urino - kulturen dhe me kane dal koloni te bakteries Staphilokokus aureus? Prap kam perdore antibiotike - Cefalleksin! Te lutem me trego me shume per kete bakterie - a eshte e demshme ne shtatzani dhe si mund ta kuroj???? (ne internet ka shume pak te dhena per kete bakterie)!! Ju faleminderit, Me respekt, Blerta.