A ndikon spiralja ne marramendje?
Deta Nuredini
(12 vite më parë)
Përshëndetje Deta
Vendosja e spirales në tre muajt e parë, mund të sjellë një fluks menstrual më të shtuar se zakonisht edhe kjo situatë më pas normalizohet. Për ankesat, të rekomandoj të bësh analizë të gjakut komplet për të vlerësuar praninë e një anemie të mundëshme. Nëse anemia është e pranishme, krahas trajtimit me antianemik, duhet hequr spiralja dhe mund të përdorësh një metodë tjetër kontracepsioni për të parandaluar shtatzëni të padëshiruar.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, kaluan kater muaj prej se kam vene spiralen, dy here pasi vendova spiralen gjate ciklit mujor nuk kisha gjakderdhje shum shum pak por isha 10 dite me cikel menstrual. ka dz dite qe kam kaluar ciklin jam shum e lodhur dhe kam kokedhimbje tensioni nje here me bie shum nje here mi shkon larte se di cfar eshte. theksoj se edhe para ketij cikli edhe kete cikel kam pasur shum gjakederdhje edhe kane zgjatur deri 1o dite. cfar te bej me meren mend edhe kur jam e shtrire edhe kur rri ulur me meren mend.a mos mund te kem ndonje komplikim me spiralen. smund te kontrolloj sa jam e qarte por mendoj se me keni kuptuar. ju faleminderit .