Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk ndodh shtatzenia?

Pershendetje doktoreshe. Kam 10 muaj qe tentoj per shtatzani dhe pa rezultat. Kam ber vetem eko barku dhe doli gjithcka mire analiza tjera nuk me kan dhene. Burri eshte vizituar dhe eshte shum mir. Cfar analizash duhet te bej te parat? Cfare me rekomandoni? Faleminderit

Mira Elda (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Para tentimit për shtatzëni, të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional. Këtu përfshihen disa analiza dhe ekzaminime të cilat tregojnë për gjëndjen tënde të përgjithëshne dhe për gjëndjen e aparatit riprodhues në veçanti. Disa janë vizita e pergjithëshme mjeksore, vizita gjinekologjike dhe testi i Papanikolaut, strisho vaginale, kariotipi, sipas rastit disa dozime hormonale, grupi i gjakut dhe faktori Rh, gjaku komplet dhe elektroforeza e hemoglobinës, vizita te mjeku stomatolog dhe vlerësimi i spermogramës së bashkëshortit.

Të uroj fat.

/komuniteti