Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e gjoksit para ciklit

Pershendetje. Tri dite para cikit me fryhen gjinjte edhe tek gjiri i majte verej nje gjenderr qe me prek dhemb. Eshte hera e 5 qe me ndodh. Po i frigohem kontrolles, por as keshtu spo jam e qete. Pasi perfundoi ciklin gjinjte nuk me dhembin edhe gjendra zhduket. Me rekomandoni ta bej nje kontrolle per kete apo jo? Ju pershendes dhe ju uroj pune te mbare.

(12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

E nderuar,

dhembjet e gjinjeve para ciklit menstrual paraqiten pothuajse te cdo femer. Kjo quhet Mastodyni dhe mund te paraqitet qysh nga mesi i ciklit (ne fazen e Ovulacionit) apo edhe sic eshte rasti tek ju disa dite para ciklit menstrual e qe mbaron me paraqitjen e gjakderdhjes. Keto ndryshime pra jane pasoje ndikimit te hormoneve seksuale te femres gjate ciklit.

Sa i perket "gjendrres" ne gji ju preferoj qe te paraqiteni tek Gjinekologu ku do te behet inspekcioni, palpacioni dhe sonografia e gjinjeve ne menyre qe ta eleiminohet dyshimi per ndonje tumor te gjirit.

Pershendetje.

/komuniteti