Pilulat Rigevidion
Elvane
(15 vite më parë)
Përshëndetje Elvane
Më vjen mirë që ke menduar për të përdorur metodat e planifikimit familjar. Por nuk jam aspak dakort, që ti përdorësh ato, pa u konsultuar paraprakisht me një mjek gjinekolog. E në veçanti, kontakti me mjekun gjinekolog bëhet edhe më i rëndësishëm kur mendohet për të përdorur kontraceptiv hormonal.
Prandaj të këshilloj të drejtohesh menjëherë tek mjeku gjinekolog, i cili do të bëjë disa ekzaminime të thjeshta për të vlerësuar dhe rekomanduar kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.
Të uroj gjithë të mirat.
Tung jam nje 23 vjecare dhe kam dy femije, tani per nje kohe nuk dua te kem njehere femije dhe perdori pilula rigevidion a jane te rrezikshme edhe une i perdori pa konsultimin e mjekut ju lutem me ndihmoni une i pi vetem hapat e bardhe a duhet qe patjeter te pihen edhe ato me ngjyre kafe kisha pas deshire nje sqarim? Tung faleminderit.