Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Pershendetje, E nderuar Shtatzenia ime u realizua fale stimulimit me chlomiphene, pas konstatimit te shtatzenise kam perdorur progresteron dhe acid folik te rrahurat e zemres se bebit ishin evidente por pas 12 javesh konstatohet se fetusi nuk eshte zhvilluar me shume se 7 jave. Shtrohem ne spital dhe me medikamente perfundoj abortin pa nderhyrje me instrumente. Ju lutem cfare pasqyre tregojne anlizat e biopise pasi kisha abort spontan-missed para 7 javesh . Behet fjale per shtatzenine e pare! Pershkrimi makroskopik:eshte pranuar kiretman i bollshem qe ka pamjen e indit placentare ngjyre kafe - kuqrremte,konsistence e bute materiali eshte marrur ne teresi per egzaminimin HP. Pershkrimi histopatologjik:jane konstatuar koagule gjaku si dhe fragmente te indit decidual infiltruar me infiltrate te dendura granulocitare si dhe verehen zona te nekrozes inflamatore . Vilet koriale jane te mveshura me epitel te rregullt dyshtresore dhe me vaskularizim te rregullt. Poashtu verejme edhe fibrinoid intervilos. Diagnoza: Residua placentae necroticae et inflammatae. Nje pershkrim i detajuar nga ana juaj do te me ndihmonte jashtezakonisht shume pasi gjendja ime shpirterore eshte shume keq! Faleminderit qe kishit durimin ta lexoni pyetjen time. Sinqerisht, Herina Prishtine

Herina Gashi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Herina

Një nga shkaqet e ndërprerjes së shtatzënisë është prania e infeksionit. Të këshilloj që shtatzënia e re mund të fillohet pas trajtimit të infeksionit dhe pas 6-të muaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti