Marrëdhënia seksuale në muajin e 9
Klodi
(15 vite më parë)
Përshëndetje Klodi
Të kryesh marrëdhënie seksuale edhe pas javës së 37-të e deri në ditën e termin, nuk është e dëmshme dhe nuk është e ndaluar. E rëndësishme është që të ndihesh mirë dhe të mos sforcosh apo rëndosh barkun. Prandaj zgjidh një pozicion sa më të përshtatshëm.
Në fund të javës së 37-të të shtatzënisë, shtesa e peshës amtare mesatarisht duhet të jetë rreth 9 kg. Megjithatë, unë mendoj se shtesa e peshës tënde, për gjatësinë dhe peshën që përshkruan, mendoj se është shumë e pranueshme.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, doja t`ju pyes nese eshte e demshme kryerja e marredhenies seksuale ne javet 37 e ne vazhdim te muajit te 9 ,disa thone se eshte efikase pra ndihmon ne lindjen natyrale te tjere thone se mund ta demtoje bebin, doja te di edhe per peshen ne fund te javes se 36 qe u peshova kam shtuar gjithsej nga fillimi i shtatzenise 11 kg (nga 50 kam vajtur 61) gjatesia 1 53 cm. Ju faleminderit.