Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Diagnoza citologjike

Pershendetje e nderuar md. Keta, Une jam 28 vjecare, ne marredhenie qe 4 vite, nuk kam femije akoma, dhe se fundmi kame bere kontrolla gjinekologjike dhe teste me rekomandimin e gjinekologut. Po ju drejtohem ne lidhje me rezultatin e pap testit. Dje kam marr rezultatin dhe deshta te konsultohem edhe me ju ne lidhje me kete rezultat. Sipas rezultatit thuhet se diagnoza klinike eshte: erythroplakia cervicis l-0, ab-0. Me poshte shkruan: Diagnoza citologjike Pap- test: class ii Sv: shkalla e pastertise 3 The bethesda system: nilm Ndersa komenti eshte si me poshte: Pap strishoja eshte e mjaftueshme per evaluim: qelizat endocervikale/zona transformuese jane prezente, por jane negative per lezion intraepithelial ose malinjitet (nilm- negative for intraepithelial lesion or malingnancy). Celulariteti skuamoz eshte prezent, por pa ndryshime evidente. Ne sekretin vagjinal verehen infiltrate leukocitare. Nuk jane gjetur mikroorganizma specifik. Gjithashtu kam marr analizen mikrobiologjike te llojit strisho vaginale/cervikale me rezultat - kulturat aerobe - negative. Preparati mikroskopik: qeliza "clue" koke gr+ te rralla, bacile gr - dhe kokobacile gramvariabile. Ne baze te analizave te gjakut, urines, pap testit, dhe strishos mjeku gjinekolog me ka rekomanduar te marr vetem miconal gyn per 6 dite radhazi. Ju lutem shume qe sipas mundesise ta konsultoni rezultatin e mesiperm dhe te me keshilloni nese kjo terapi eshte e mjaftueshme apo ka nevoje per ndonje analize shtese apo terapi shtese dhe si me rekomandoni te vazhdoj me tutje. Nese ka ndonje gje per tu shqetesuar apo sipas mendimit tuaj (dhe gjinekologut tim) eshte gjithcka ne rregull tani per tani! Ju falenderoj shume paraprakisht per kohen tuaj, si dhe per keshillat qe me te vertete jane shume te mire se ardhura per te gjitha ne! Sinqerisht juaja L.

Leona Rrahmani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nga vlerësimi i strisosh së Pap-testit, nuk rezoltojnë të pranishme ndryshime në malinje në qafën e mitrës. I pranishëm rezulton një infeksion që shkaktohet nga bakteriet Gram negativ, dhe vaginozë bakteriale. Trajtimi më i mirë është me metronidazole.

Gjithë të mirat.

/komuniteti