Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse s'ngelem shtatzene?

Pershendetje doktoresha, se pari shume flm per pergjigjet qe aq shume na vlejne. ------Ju lutem se kuptoj pse s’po ndodh shtatezania, kemi 1 vite qe tentojme ne mos cik me shume,,,,se pari kam bere eko mitres, matjen e folikulit, nga meraku bera edhe HSG qe doli shume paster, edhe burri beri spermiogramen dhe doli shume mire, acid folik vazhdoj te pij , u bene tre muaj....-----Se kuptoj pse s'po ndodh shtatezani, edhe menstruacionet i kam cdo 29 ose 30 dite ei kam te rregullta. --------Ju lutem a ka ndonje analize tjeter qe mbase edhe nuk e kam bere,,,ju lutem...ma thoni?--------Nuk mund te them se jam edhe shume shume ne stress per kete gje sepse realisht nuk jam, por thjesht nje deshire qe here here edhe e harroj,,,ca mendoni ju? Ca ka dicka tjeter qe duhet bere?

2014 Ani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Gjithnjë, përpara se të tentohet për shtatzëni, rekomandohet që çifti të bëj këshillim parakoncepsional. Kjo do të thotë që gruaja të bëj vizitë gjinekologjike dhe disa analiza dhe ekzaminime të cilat e orientojnë mjekun në ekzaminime më specifike për të trajtuar ato probleme të cilat dyshohet se pengojnë çiftin për të patur shtatzëni normale. Paralelisht bëhet edhe vlerësimi i riprodhimit mashkullor. Me këtë dua të them se janë si seri pa fund analizash dhe ekzaminimesh që mund të bëhen, por është mjeku i cili njeh realisht gjëndjen tënde i cili duhet të të drejtoj aty ky mendohet se është pengesa.

Të uroj fat.

/komuniteti