Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Trombocitet e ulta ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe, une sot i bona analizat, me dulen qe trombocitet i kam me te ulta nga normalja. Une i kom 126 edhe boll jom bo marak se me tha mjekja ne lindje sun parandalohet gjakderdhja, a eshte shume rrezik qe i kom me pak se normalja per beben a veq per mu? Jam ne javen e 36 :))

Ana E (12 vite më parë)

Dr. Mirvete Shabani - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mirvete Shabani

Pershendetje

edhe ne shtatezani mundet ndonjehere te zvoglohet numri i Trombociteve (Trombocitopeni) qe nuk do te thote menjehere se kemi te bejme me ndonje patologji mirepo ne keto raste e sidomos kur vlerat edhe me tutje zvoglohen (nen 100.00) duhet bere kontrollimin e vlerave te posaqme qe e perjashtojne semundjen e quajtur Preeklampsie (Gestoze). Keto jane:

Hemogrami

Vlerat e Melqise me GOT,GPT, Gamma GT dhe Bilirubina

Haptoglobina, Acidi urik, Quick, INR dhe PTT.

Mvaresisht nga rezultati i ketyre vlerave duhet edhe te planifikohet lindja tek ju.

Une ju deshiroj nje shtatezani pa stres dhe nje lindje te mire me nje femije te shendoshe.

/komuniteti