Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa është i dëmshëm anestezioni i përgjithshëm tek gratë shtatzëna?

Doktoreshe e nderuar ju falmenderoj qe gjeni kohe te na pergjigjeni ne pyetjet tona... Para 2 javesh jam operuar nga zorra qorre (apendix) pa e ditur se jam shtatzene, cdo gje ne operacion ka shkuar ne rregull, marredhenie pas operimit nuk kam pasur cka do te thote se une kam qene shtatzene gjate operimit kete ma ka vertetuar testi i cili me ka dalur pozitiv... Une jam e shqetesuar per arsye se kam marr d.m.th. anesetzion te pergjithshem, antibiotike, dhe tab. kunder dhimbjes. Sa eshte kjo e rrezikshme per femijen, ju lutem te me pergjigjeni sa me shpejte qe te mundeni... Ju flm per mirekuptim!

Mimi1 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimi

Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve. Këtë fakt duhet t’ja tregosh mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, dhe ai në bazë të analizave rigoroze të kujdeshme, do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm për ecurinë dhe vazhdimin e shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti