Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë analiza më duhet të bëj?

Tung doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 9 dhe dasha te me tregosh cfare analize me duhet te bej gjate javeve ne vazhdim psh per sindromin dawn, per anomali te mundshme dhe cka eshte testing? Jam 25 vjece, flm.

Behare S (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Behare

Me fillimin e shtatzënisë, nëse është e mundur, brënda javës së 13-të duhet të bëhen analizat dhe ekzaminimet e poshtë shënuar si; - gjaku komplet, - grupi gjakut dhe faktori rhezus, - TORCH, - kardiolipidet, - glicemia, - testi HIV nëse dëshiron, - urina komplet, - ekografia obstetrikale, - testi i imunizimit nga faktori rhezus nëse je rhezus negativ.

Në lidhje me sindromin Dawn që pyet; të rëndësishme janë; - matja e transparencës nukale në javën e 13-të, - tripëll testi në javën e 16-të dhe nëse del i dyshuar, diagnoza verifikohet nga amnicenteza pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Behare S (15 vite më parë)
flm doktoresh shum

/komuniteti