Marrëdhëniet pas shtatzënisë
Suela Cobo
(15 vite më parë)
Përshëndetje Suela
Deri në 40-të ditë pas lindjes, organet gjinitale femërore rikthehen në gjendjen e tyre të para lindjes. Kjo quhet periudha e lehonisë, dhe një nga kujdeset e nënës në këtë periudhë është ruajtja nga një infeksion i mundshëm i organeve gjenitale nga çdo lloj mundësie. Veç kësaj dhe nëse e përjashton këtë mundësi, çdo gjë tjetër varet nga ty dhe bashkëshorti se si e suportoni situatën. Pra nëse ndiheni komod dhe pranoni gjendjen e lehonisë, nuk ka asnjë arsye që të mos bëni marrëdhënie seksuale.
Gjithë të mirat.
E dashur Dr. Mimoza jam nje nene e re dhe kam nje muaj qe kam lindur, pyetja ime eshte kjo: A mund te kryej marredhenie seksuale tani apo ende duhet te kaloj dhe pak kohe, nuk kam asnje problem dhe jam shume mire, pres pergjigjen tuaj. Ju faleminderit.