Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Doktoreshe a tregon testi i shtatzenise qe bejme ne shtepi, pozitiv 4 dite pas nje raporti seksual, apo jo? faleminderit.

Ola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Gonadotropina korionike njerëzore (hCG) është hormon glikoproteinik, niveli i të cilit gjatë shtatzënisë nga embrioni në zhvillim pas konceptimit dhe më vonë nga syncytiotrophoblast (pjesë e placentës) rritet nga java në javë, deri në javën e 12-të dhe pastaj bie në mënyrë të moderuar deri në javën e 40-të. Tek një grua jo shtatzënë, niveli i këtij hormoni është < 5 mlU/mL ndërsa në javën e 3-të të shtatzënisë ai pararaqitet në nivelin nga 5-50 mlU/mL.

Si konkluzion, testi i urinës për shtatzëni e konfirmon atë edhe në javën e tretë të saj.

Gjithë të mirat.

Testi i shtatzënisë (15 vite më parë)
Perseri s`me jeni pergjigjur pyetjes qe u kam drejtuar doktoreshe... e kuptoj qe ne javen e trete te shtatzenise por une nuk dua me llogaritje mjeksore pasi si kuptoj, thjeshte 3-4 dite pas raportit mund te tregoje testi i urines nje shtatzeni?

/komuniteti