Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe... Kam bere analizen e urines per te vertetuar a jam apo jo shtatzene... nuk kam bere test shtepiak... Jetoj ne Itali dhe e kam bere analizen me daten 10 dhe pergjigjen e marr me daten 14 dmth te henen... Une thjeshte doja te dija nqs kam mbetur shtatzene a e konfirmon analiza e urines edhe pa ardhe data e menseve te ardhshme? Daten e fundit te menseve e kam patur me 15 tetor... Faleminderit per pergjigjet tuaja.

Soni (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Gonadotropina korionike njerëzore (hCG) është hormon glikoproteinik, niveli i të cilit gjatë shtatzënisë nga embrioni në zhvillim pas konceptimit dhe më vonë nga syncytiotrophoblast (pjesë e placentës) rritet nga java në javë deri në javën e 12-të të saj dhe pastaj bie në mënyrë të moderuar deri në javën e 40-të. Tek një grua jo shtatzënë, niveli i këtij hormoni është < 5 mlU/mL ndërsa në javën e 3-të të shtatzënisë ai pararaqitet në nivelin nga 5-50 mlU/mL.

Si konkluzion, testi i urinës për shtatzëni e konfirmon atë edhe pa ardhur data e menstruacioneve të rradhës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti