Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Triple testi

Pershendetje.dua tme jepni nje mendim.jam gati 10jav dhe gjinekologia ime der tani mka then tbej vetem analizat e urines dhe gjakut.gjithashtu mtha qe ne fund te ketij muaji te shkoj per te ber triple testin.a eshte normale qe te behet direkt tripletest pa u ber kontrrolle te tjera.sepse.un se kam ver as double testin.nuk e di se kur duhet te bej eko per te pare trashesin e qafes se bebit.dhe per cfar eshte e nevojshme eko e qafes se bebit.flm

Ela Sui (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Vlerësimi për ecurinë normale të bebit shoqërohet edhe me analiza të cilat mjekja ka kërkuar të bëhen. Është e vërtetë se ato duhet të bëhen hap pas hapi dhe kontrolli i parë bëhet me ekzaminim ekografi për të vlerësuar pamjen e përgjithshme midis të cilave është edhe vlerësimi i traansparencës nukale/qafës.

Prandaj brënda javës së 12-të duhet të bëhet ky ekzamimin që përshkrova, nëse përjashtohet ndonjë dyshim që mjekja që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, mund të ketë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti