Hematoma ne javen e 7 te shtatzenise
Megi Cela
(12 vite më parë)
Pershendetje, hematoma e mitres ne shtatzeni paraqitet te nje numer i madh i femrave ne tremujorin e pare dhe mvaresisht nga lokalizimi dhe madhesia kjo shtatzeni mund te jete pak apo edhe shume e rrezikuar per abort. Medikamentet qe ju merni jane te preferueshme une ju kisha keshilluar te shtoni edhe Magnesiumin i cili relakson muskulaturen e mitres.
Gjithe te mirat.
Pershendetje doktoreshe. Jam ne javen e 7 te shtatzanise dhe para 1 jave u diagnostifikova me hematome pasi pata pak gjakderdhje ne kafe. Mjeku nuk ma beri shqetesuese po nderkohe une po marr utrogestan dhe po rri shtrire. Ju lutem me thoni eshte hematoma arsye per abort dhe cduhet te bej. Faleminderit