Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa zgjate gjakderdhja pas humbjes se virgjerise?

Para tri ditesh un humba virgjerine,pra me date 11. Un para se te kryeja mardhenie isha me ciklin dhe cikli me ka mbaruar me dat 10 ne mengjes. Ajo qe me shqetson mua eshte fakti se i dashuri im mendon se gjakderdhja pas humbjes se virgjerise ka zgjatur shum pak vetem dy dite . A eshte normale kjo ? Doja te dija sa zgjat gjakderdhja pas humbjes se virgjerise? Ju lutem te me ktheni pergjigje sa me par.

Anja Sterm. (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Nëse bëhet fjalë për gjakrrjedhjen pas humbjes së virgjërisë, mund të them se kohëzgjatja e saj është e ndryshme tek femrat. Pra është një problem individual dhe mundet që tek disa femra të mos evidentohet absolutisht edhe asnjë pikë gjak ashtu siç mund të ketë edhe femra të cilat kanë probleme në gjakrrjedhjen pas humbjes së virgjërisë.

Nëse bëhet fjalë për gjakrrjedhjen e ciklit menstrual, pas kontaktit të parë seksual që mund të thuhet edhe pas kontaktit të humbjes së virgjërisë, mundet që të ndodhë edhe një prishje e kohës dhe fluksit të gjakrrjedhjes së ciklit menstrual. Asgjë nuk është e përcaktuar sepse këto probleme zgjatin dhe zhvillohen në mënyra të ndryshme tek individë të ndryshëm.

Këshillë.

Meqë ke humbur virgjërinë, të rekomandoj që të bësh vizitë tek gjinekologu dhe mirë do të jetë të bësh edhe Pap-testin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti