Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java 40+1 asnje shenje

Pershendetje Doktoreshe,une periodat e fundit i kam pasur ne date 07.10. 2013, kur kam qene 28+5 jam shtruar ne spital per shkak te kontrakcioneve, me kan bere serume kortizone dhe deri ne javen e 36une kam marr progresteron dhe magnez, kur isha ne javen e 35+4 kisha perseri kontrakcione edhe perseri me bene te njejtat gjera,por progresteronin edhe magnezin nuk ma vazhduan me, pyetja ime eshte a ndikojne keto tani qe me ka kaluar 40 javet? Dhe a ka probleme per femijen? theksoj qe une vizitat i kam bere gjithmone, kam ndjekur te gjitha keshillat e doktoreshes, edhe dje kisha monitorazhin e cdo gje me tha eshte ne rregull, duhet te presim kur te vendos femija te lind, Une jam shum ne ankth, Shume faleminderit.

Jurida Juri (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jurida

Nuk dyshoj se problemet që ke kaluar gjatë shtatzënisë, të kenë influencuar në atë që shkruan. Megjithatë dje apo sot shtatzënia ka mbushur 280 ditë dhe disa ditë më shumë është mëse normale që lindja të ndodhë. Tashmë është e rëndësishme që kontakti me mjekun që i ke besuar proçesin e lindjes të jetë thuajse i përditshëm, dhe ai do të kujdeset që të monitoroj ecurinë e shtatzënisë deri në lindje mbase edhe duke e stimuluar atë.

Nuk duhet harruar kryerja e CTG, për të monitoruar zemrën fetale.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti