Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare ndodh me organizmin ne kete rast?

Pershendetje! Kam nje cikel te rregullt menstrual cdo date 26 te muajit. Kam kryher marredhenie te pambrojtura ne datat 5-6 korrik. Ne daten 06 korrik piva kontraceptivin e emergjences norlevo. Gjate javes pata dobesi dhe nausa. Mbas nje jave pra dje me dt 7 korrik me filloi hemoragjia. E cila vazhdon edhe sot. Vajta direkt ne klinike dhe doktoresha me tha qe te vjen nga kontraceptivi. Me beri dhe nje vizite te mitres me tha eshte shume mire dhe nuk ke as infeksion. Pyetja ime eshte..Kjo gjakderdhje quhet mestruacion. Po rrezik qe mund te kem ngelur shtatzane kame? Ne pritje te pergjigjes suaj, ju pershendes. Amra,

Amra Stambolli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Amra

Hemorragjia e ndodhur ka arsye të ndryshme dhe një nga këto mund të jetë edhe nga përdorimi i kontraceptivit të emergjencës. Që të vlerësohet gjakrrjedhja që është e ciklit menstrual duhet të kalojnë së paku dy cikle menstruale.

Mundësia për shtatzëni ekziston edhe kur përdoret kontraceptivi i emergjencës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti