Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për bebin

Pershendetje doktoreshe, une jam Entela 25 vjece, jam shtatzene per here te pare dhe jam 6 javeshe, jam duke perdorur Ultragestan por ne fillim e perdora oral, tani po e perdor vaginal sepse me thone qe eshte me mire per bebin. I vertete eshte ky fakt? Doja tju pyesja edhe dicka tjeter ne lidhje me formimin e bebit, dok me tha qe eshte krijuar nje hapsire ne forme hije midis dy dhomave ne miter ka ndonje problem a quhet kjo gjendje septum? Faleminderit, pres pergjigjen tuaj.

Entela (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Entela

Përdorimi i utrogestanit si vaginal ashtu edhe oral, jep të njëjtin efekt.

Unë nuk e di se çfarë ka konstatuar mjeku me ekzaminimin ekografik. Është ai që ka vlerësuar për uterus arkuat apo septa.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti