Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje e madhe e gjirit!

Jam nene gjidhenese,djalin e kam 10 muajsh,nga dje kam dhimbje te madhe dhe temperature ne gjirin e djathte,kam edhe ejtje ne gji(jthithkat i kam ne rregull nuk dhembin veten njera ane e gjirit).Per shkak te dhimbjes dhe temperatures se madhe kam dhimbje ne tere trupin dhe plogeshti.Kam pire paracet ,kam vendosur akull ne gji dhe ashtu me dhimbje e kam futur djalin ne gji por asesi nuk me ndalet ,njiashtu kam vendosur edhe gjethe lakre por pa sukses. Ju falenderoj paraprakisht .

Kosovare 1 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të rekomandoj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar gjirin se ka shumë mundësi që të jetë në prag të ndonjë infeksioni të mundshëm për shkak të mos zbrazjes plotësisht të qumështit nga gjiri nga thithja që bën bebi.

Mos neglizho të kontaktosh mjekun dhe mos u merr me trajtime të ashtëquajtura popullore, sepse gjendja mund të agravohet (për keqësohet).

Gjithë të mirat.

Lule E Bukur (12 vite më parë)
kosovare 1 edhe une e kam pas kete prb por kam shkuar menjeher te mjeku im me ka dhene antibiotik gjilpera dhe me ja kalu tash skam pas me kurr problem djalin e kam veq ne gji

/komuniteti