Escheria Coli dhe shtatzënia
Entela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Entela
Përdorimi i antibiotikëve deri 15-të ditë përpara konceptimit dhe gjatë 12-të javëve të para të shtatzënisë, nuk është e rekomanduar. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër, vetëm ndjekja rigoroze e ecurisë së shtatzënisë. Të këshilloj që këtë problem t’ja tregosh mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, në mënyrë që ai të bëjë një ndjekje shumë të kujdëshme të saj. Sipas rezultave ai do të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.
Të uroj fat.
Jam perseri Entela, doja te pyesja ne lidhje me shtatzenine time. Une nuk e dija qe isha shtatzene dhe kisha probleme me urinimin, bera nje analize dhe me doli goxha e ngarkuar me bakterie leukocite, bera nje mbjellje te urines dhe ne kete mbjellje me doli Escheria Coli. Kam perdorur antibiotike Ciprinol 5 dite, dhe Monuril me bustina. Me vone u qetesova por i bie qe kete kur e kam bere kam qene 2-3 javeshe. Te lutem me thuaj a ka probleme me femijen dhe a duhet ta heq prej antibiotikeve qe kam pire? Tani jam ne javen e 7, faleminderit.