Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perzjerje stomaku gjate shtatzenise

Pershendetje doktoreshe, Se pari faleminderit per pergjigjet tuaja. Aktualisht jam 14 javeshe +3 dite. Megjithese i kam kaluar 12 javet e para te shtatezanise ende vazhdoj te kem here pas here ndjenjen e te vjellit, nuk arrij dot te ushqehem ashtu sic duhet dhe rrjedhimisht ndihem e pafuqishme. A eshte normale kjo doktoreshe? A nuk duhet te me kishin kaluar keto shqetesime? Si duhet te veproj? A te marre ndonje suplement shtese vitaminash ne menyre qe te plotesoj nevojat e organizmit dhe te bebit?(aktualisht marre vetem prenatal) Shenim : ne tremujorin e pare i kam bere te gjitha analizat e nevojshme dhe me kane kane dale shume mire. Me respekt Jona

Jona Shimi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jona

Normalisht konsiderohet që të vjellat apo dhe ndjenja e të vjellit, duhet të largohen pas javës së 12-të të shtatzënisë. Por tek disa shtatzëna kjo situatë zgjat edhe më shumë. Në raste të rënda problemi duhet të zgjidhet me marrjen e suplementeve shtesë dhe në rastet shumë të rënda duhet të zgjidhet edhe me marrjen e serumeve në kushte hospitalore. Por, me sa përshkruan nuk e konsideroj situatën e rëndë, vetëm të këshilloj që të ushqehesh me vakte sa më të vogla dhe të shpeshta p.sh. 6-7 herë në ditë, duke ju shmangur ushqimeve që të sjellin neveri apo të bëjnë për të vjellë. Konsumo sa më shumë lëngje duke përjashtuar ato me gaz dhe alkool.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti