Analizat mikrobiologjike
Dita 777
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dita
Diagnoza e përshkruar është një problem i cili duhet të zgjidhet nga mjekja që ka marrë përsipër ndjekjen për shtatzëni, megjithëse në shumicën e rasteve nuk gjendet shkaku. Infeksioni nuk ka lidhje me abortin, por të këshilloj që të mos tentosh për shtatzëni deri në trajtim të infeksionit dhe të kenë kaluar së paku tre javë nga trajtimi.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresh, Ne muajin Prill te ketij viti kam pas nje abort (blighted ovum) ne javen e 7. Kete muaj bera analizat mikrobiologjike (strishon cervikale vaginale dhe testin per chlamydia) dhe testi per chlamydia me doli negativ,por me doli nje parazit i quajtur trichomonas ,dhe mjekja me dha antibotik per mua dhe burrin gjithashtu me dha edhe vaginaleta. Dua te di,se ky infeksion a ka mujt me qene shkaktar i abortit, dhe gjithashtu me keto analiza a muj me fillu shtatzanin tjeter pas kures? Se kam deshire shume te kem nje femije dhe dua te filloj qe muajin e ardhshem te provoj,me jepni edhe ndonje keshille per kete ju lutem. Ju falemdinderit paraprakisht.