Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulacioni 19 dite para ciklit!

Pershendjetje, deshta te di a mund te ndodh ovulacioni me shume se 14 dit para ciklit te ardhshem p.sh un e kam pas ovulacionin me daten 16 qershor (e vertetuar me ultaze) e cikli me ka ardh me daten 5 korrik dmth 19 dit perpara ciklit. Dy dit e para te ciklit kam pas gjak jo te pastert si sekrecion ngjyr kafe, pastaj gjak te pastert Theksoj qe kam provu me mbet shtatzan dhe se 3 teste me kan dal pozitiv me nje vi te zbehur por me kan thene se nuk je shtatzan.

Igi - (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Igballe

Edhe mundet të jetë një prishje e rregullit të ciklit menstrual për shkak të tentativës për shtatzëni. Nuk mendoj se ka ndonjë problem për t’u shqetësuar, nëse ciklin menstrual e ke patur të rregullt qoftë edhe me kohëzgjatje prej 29-30-31 ditësh.

Nëse kohëzgjatja e ciklit menstrual nuk do të jetë e rregullt në të ardhmen, bën mirë të bësh një vizitë gjinekologjike si dhe disa analiza të cilat do t’i rekomandoj mjeku në bazë të vlerësimit që do të bëj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti