Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzene?

Jam 23 vjeqare, e martuar qe 2 vite, mirepo nuk dojme femije njehere por as nuk perdorim prezervative, kam mestracione te rregullta, cdo 20 dite ,ne muajin e kaluar mestracionet me jane vonuar 2 dite, kurse tani 3 dite, skam kurfar shenje si me pare dhimbje barku, dhimbjen e gjinjeve para kohes se mestracioneve, eshte gjithqka normale.. a kam gjase te jem shtatezane apo me jane çrregulluar mestracionet? test ose dicka nuk kam bere,

Narti 24 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora

Konsiderohet se tek gratë me cikël prej 20-të ditësh shtatzënia nuk ndodh, sepse është konsideruar që ciklet me nga 21 deri në 35 ditë janë periudhat që shtatzënia të ndodhë.

Me sa përshkruan të këshilloj që të kontaktosh një mjek gjinekolog për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues me vizitë gjinekologjike dhe analiza apo edhe ekzaminime.

Gjithë të mirat.

/komuniteti