Pyetje për menstruacionet
Bona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Bona
Të rekomandoj të kontaktosh me një mjek gjinekolog, i cili do të kryejë disa ekzaminime hormonale për të parë përse vjen ky çrregullim menstrual. Nëse e shikon të arsyeshme, je e mirëpritur të më kontaktosh në klinikën ku unë punoj.
Gjithë të mirat.
Pershendetje. Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 32 vjece, gjate dy muajve te fundit kam pasur crregullime me menstruacionet. Theksoj se nuk kam pasur kontakte seksuale, po kaloj gati 10 dite dhe jam shume e shqetesuar per kete pasi kam friken e nje menopauze para kohe. Mbetem me shpresen se do marr nje pergjigje. Ju uroj gjithe te mirat dhe faleminderit.