Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kam çrregullim te ciklit!

Kam crregullim te ciklit, 2 muajt e kaluar me eshte vonuar nga 2 jave keshtu qe vendosa te beje nje kontrolle te gjinekologu sepse vazhdimisht kam dhimbje ne fund te barkut e sidomos gjate mardhenieve ! Gjinekologu me tha se nuk eshte asgje serioze vetem mi pershkruajti ca tableta " Duphaston 10 mg"...Kam deshire ta di edhe mendimin tuaj,nese isha e kjarte ne pershkrim. Ju falenderoi te gjitha te mirat juve.

Dona B (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dona

Unë do të rekomandoj që të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të gjetur shkakun e dhimbjeve në fund të barkut sidomos gjatë marrëdhënieve seksuale. Paralelisht duhet dhe një ekzaminim ekografik për të vlerësuar kavitetin uterin dhe kalueshmërinë tubare. Na bazë të rezultateve, do të rekomandoja trajtimin e nevojshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti