Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pjekja e placentes

Pershendetje dr. Ne ekon e rradhes 37 jave e 3 dite doktoresha me tha qe placenra eshte pjekur kalcifikuar. Cdo te thote kjo? Sot jam 37 e 5 dite po shikoh levizjet e bebit por nuk e di sa levizje duhen te kete gjate dites, ne darke eshte bebi aktiv gjate dites jo sh levizje e te vakta. Ne non stres test pati 11 levizje ne 20 minuta. Gjate dites une mund te ndjek diku teh 30- 40 levizje. Te lutem me shpjegon dot sa levizje duhet te kete bebi. Flm

Vjollca Muco (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Non stres test bëhet për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale si dhe lëvizjeve fetale. Për shkak edhe të moshës së shtatzënisë të dhënat e matura mund të konsideoehn normale, por vëmëndja duhet të përqëndrohet të rrahjet e zëmrës fetale, ku mesa po kuptoj nuk ka probleme që të kenë shqetësuar mjeken që të ka kryer vizitën. Në këtë kuptin nuk ke arsye që të shqetësohesh edhe për faktin se shtatzënia ka kaluar javën e 37-të, periudhë që edhe nëse ndodh të lindësh ajo konsiderohet mëse normale.

Uroj që shtatzënia të shkojë deri në term dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti