Pse nuk mund të mbes shtatzënë?
Diana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Me sa shpjegon, dyshoj për praninë e një infeksioni vaginal, për të cilin duhet të realizosh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Gjithashtu të rekomandoj të bëhet spermograma, dhe është e nevojshme pasi edhe bashkëshorti mund të ketë kaluar infeksione që prishin spermën. Klomifenin duhet të vazhdosh ta marrësh ndoshta me doza pak më të rritura. Folikuli i sukseshëm duhet të jetë mbi 19-20 mm.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Ka 5 muaj qe provoj te mbes shtatzene per dyten here por skam sukses. Muajin e fundit mjeku me ka pershkruar Clomiphene dhe nuk mbet as me ate medikament. Kur kam shku mi shiku vezet ne diten e 14 veza ka qene 17 mm me 17, doktori me tha qe eshte mire por nuk pata sukses. Muajin e kaluar pa marr ende medikamente kam shku ne diten e 13 dhe me ka thene qe vezet jane te vogla dhe veshtire qe mund te mbes shtatzene, i kam bere analizat hormonale ne diten e 3 te ciklit FSH, TSH, LH. Estradiol 2 dhe Prolaktina me kane dale mire dhe pyeta doktorin pse nuk mbes pasi me kane dale mire, tha qe mundet me qene qe ki ki pas shtesime dhe nuk te lejojne me mbet. Me femiun e pare kam mbet menjehere, pse kete here nuk mbes aq shpejt? Kur porvoj me mbet po me dhemb barku 1 jave para ciklit. Nje muaj qe skam provu barku me dhimbte vetem nje dite perpara si zakonisht. Te lutem me trego qka mundet me qene qe nuk mbetem shtatzene?