Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ende nuk i kam ndegjuar levizjet e bebit!

Une jam ne javen e 21 te shtatzanise dhe ende nuk i kam degjuar levizjet e bebes kur kam qene te gjinekologu muajin e kaluar bebja eshte shume mire kjo eshte shtatzania ime e pare ndoshta edh enuk po mundem mi dallu levizjet e bebes mirpo jam e brengosur ju faleminderit

Kaltrina B (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Pranohet që tek gratë që kanë lindjen e parë, lëvizjet fetale mund të dëgjihen pas javë së 22-të të shtatzënisë. Në këtë kuptim nuk ka arsye që të shqetësohesh sidomos kur vizitat tek mjeku konfirmojnë se shtatzënia ka ecuri normale.

Nuk të mbetet gje tjetër, vetëm t’i gëzohesh bebit tënd që po rritet dhe zhvillohet normalisht.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti