Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te mbetem shtatezene me infeksion?

Doktoreshe para 3 jave kom pas infeksion urinare dhe mjeku me ka dhan antibiotik por tasht prap pas 3 jave ka ndodhe e njejta gjate urinimit gjak por jo si heren e kalume me pak dhe gjithashtu kkam sekrecione te bardhe djegsim dhe shume kruhem dje isha te mjeku dhe me dha barna e pytja ime eshte pasi ka disa muaj qe provoj me mebte shtatezene a paraqet ky infeksion ndonje problem qe mos te mbes une dhe a mun te vazhdoj te provoj apo te pres deri sa te kalon infeksioni e zgjata pak por jam shume e shqetesuar falemninderit shume ju pershendes

Rinesa 4 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alberina

Si fillim duhet të gjendet shkaku i infeksionit urinar dhe të trajtohet ai domosdoshmërisht pasi mund të vijë edhe nga një problem në veshkë. Gjithashtu duhet edhe të bësh kulturë të sekrecioaneve vaginale pasi shtimi i tyre, djegsimi dhe kruarja janë shenja të pranisë së një infeksioni vaginal. Unë të rekomandoj që pas trajtimit dhe veçanërisht kur trajtimi është me antibiotikë, tentativa për shtatzëni të fillojë minimalisht tre javë për përfundimit të trajtimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti