Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë

Pershendetje. Se pari doja tju falenderoja per ndihmen e dhene nepermjet pergjigjes suaj. Por sot doja tju pyesja lidhur me dicka tjeter. Para 2 ditesh pata sekrecione kafe dhe tju them te drejten u shqetesova shume, por tani verej se here pas here kam edhe ndonje dhimbje te lehte barku (nga ana e djathte, ne fund) dhe kjo gje me shqeteson. Sekrecionet dalengadale sikur po zbehen por kjo dhimbja sme largohet. Ju lutem me thoni se cduhet te bej? A krijon probleme ekzistenca e sekrecioneve kafe dhe pak dhimbje ne fund te barkut ne kete moshe shtatzenie qe jam une? Faleminderit.

Arjela X (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjela

Dhimbjet në fund të barkut nuk justifikohen me moshën e shtatzënisë. Të rekomandoj të drejtohesh tek mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, për të bërë ekzaminimet e nevojshme pasi kjo periudhë e shtatzënisë është periudhë me rrezik të rritur për abort.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, mjeku gjinekolog do të japë trajtim të nevojshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti