Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse nuk mbes shtatzënë?

Pershendetje doktoreshe, kam dy vite martese dhe nuk po mbes shtatzene. Pas analizave te cilat kane dale mire edhe nga ana ime edhe nga ana burrit, mjeku thote se tek ju eshte unexplained (e paspjegueshme) pse nuk mbetesh shtatzene?! Cka mendoni ju?

Dija (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dea

Përse nuk po mbetesh shtatzënë? Kjo është pyetje shumë e shkurtër, por të arrish në përgjigje rruga është shumë e gjatë.

Po mundohet të rrjeshtoj disa faktor mëmësor si; - pamundësi ose kufizim i ovulimit për shkak të difekteve gjenetike apo dëmtimeve fizike, - bllokim i tubave të Fallopit për arsye të infeksioneve seksualisht të transmetueshme etj, - ulja e sasisë dhe cilësisë të vezeve për shkak të moshës, - probleme të tjera mjeksore si; diabeti, epilepsia, tiroidet, aborte të shpeshta të mëparshme etj.

Si faktor atësor mund të rrjeshtohen; - sasia e pakët e spermës, cilësia e dobët e saj apo spermatozoidë me lëvizshmëri të ngadaltë, - infeksionet ose dëmtimet e testikujve nga mjekimet radioterapeutike apo dëmtime gjatë aktiviteteve fizike, - infeksionet bakteriale të kaluara, - operacione, si psh. i hernies/apendisitit që mund të ketë dëmtuar tubat apo kufizuar funizimin me gjak, - diabeti, mjekimet apo operacionet e rrugëve urinare duke shkaktuara retrograde, - pamundësi për ereksion etj.

Si përfundim, vërehen shumë probleme të cilat mund të influencojnë në infertilitetin e çiftit. Nëse e shikon të arsyeshme, je e mirë pritur në klinikën ku unë punoj për të vlerësuar situatën tuaj riprodhuese.

Gjithë të mirat.

/komuniteti