Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e urinokulturës dhe koha e fertilizimit

Miredita doktoreshe. Ju lutem pas sa ditesh nje analize urokulture (urine) percakton nje shtatzeni? Dhe sa dite do te ndodhe fertilizimi, kam degjuar qe duhet 72 ore per te ndodhur kjo, sa e vertete eshte kjo? Ju faleminderit.

Renisa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndete Renisa

Kultura urinës mund të bëhet për këtë arsye:

- Diagnostikuar infeksionet e rrugëve urinale. Simptomat e infeksioneve të rrugëve urinare përfshijnë dhimbjet dhe ndjenjat e djegies gjatë urinimit, urinimin e shpeshtë, ndjenjën e urinimit të menjëhershëm, konvulsione/ethe, gjak në urinë, erë e rëndë të urinës, dhimbje barku. Urino-kultura mund të kryhet kur rezultati i analizës urinës është i parregullt.

- Identifikuar antibiotikun me anë të antibigramës për të gjetur grupin më të përshtatshëm për trajtimin e infeksioneve (ose testi ndjeshmërisë).

- Për të rivlerësuar gjendjen pas trajtimit të infeksionit.

Gjithashtu mund të bëhen edhe disa teste urinare, për të vlerësuar situta specifike që janë të nevojshme për konkluzionet përfundimtare të mjekut.

Testi i urinës për të vlerësuar shtatzëninë, është test i shpejtë shtëpiak me një saktësi të pranueshme. Koha e leximit të testit nuk kalon 5-10 minuta. Ai bazohet në vlerësimin e gonadotropinave korionike të cilat dalin në urinë, pas konceptimit. Vlerat e gonadotropinave korionike rriten edhe në gjak dhe testi i gjakut për shtatzëni ka siguri më të lartë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti