Përdorimi i Gravid-it
Albana Sh
(15 vite më parë)
Përshëndetje Albana
Multivitaminat që kanë në përbërjen e tyre edhe acid folik, mirë është që të përdoren deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Në tre mujorin e dytë dhe të tretë, rekomandohen ato multivitamina që në përbërjen e tyre kanë më shumë kripra minerare e sidomos hekur i cili mirë është konsumohet deri në ditën e 40 pas lindjes.
Për çdo preparat që përdor, të rekomandoj të lexosh fletën shoqëeruese të tij. Në rastin konkret, multivitaminat Gravid përdoren deri në fund të tre mujorit të parë të shtatzënsië.
Gjithë të mirat.
E nderuar te faleminderit per ndihmen qe jo dhe kolegu juaj po na ofroni pa pertese, jam ne javen e 11-te dhe deshta te pyes kur duhet te nderprej perdorimin e Gravidit? Gjitha te mirat.