Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Urgjent, sekrecione kafe dhe si gjak!

Pershendetje, cikli me erdh me heret eshte dasht te me vjen nga data 23 korrik, por me erdh me dat 14, pa dhimbje pa simptoma qe i kam zakonisht para ciklit, dhe zgjati deri me 17 korrik, pastaj pas dy dite me erdh sekrecion shume pak, pas disa dite filloj prap nga disa pika sekrecione ngjyr kafe, qe dy dit po kam ton kohen nga pak, mengjes me dul si zi pak ma shume, theksoj jam tu tentu per shtatezani qe 5 muaj, jam ne merak, cfar mund te jet?? ju falenderoj per kohen

Vs S (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që përshkruan mund të jetë edhe një gjakrrjedhje për shkak të ovulacionit. Pa tjetër duhet të drejtohesh tek një mjek gjinekolog për të bërë vizizitë gjinekologjike si dhe analiza e ekzaminime nëse janë të nevojshme. meqë po tenton për shtatzëni, të rekomandoj që të fillosh marrjen e acidit folik si parandalues i malformimeve në tubin neural të bebit. Gjithashtu mjeku do të vlerësoj edhe shëndetin tënd riprodhues si dhe do të rekomandoj që dhe bashkëshorti të bëj spermogramën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti