Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nëse tubat janë të zënë, a mund të hapen ato?

Pershendetje doktoreshe, jam e martuar qe 3 vite dhe ende nuk kam femije, kam bere disa analiza une dhe bashkeshorti gjithashtu, deri me tani te gjitha jane mire, mirepo pyetja ime eshte, nese eventualisht i kam tubat e zene, a egziston ndonje mundesi qe ato te hapen, dhe ne cfare menyre nese po? Ju faleminderit shume per keshillat qe na jepni se me te vertete kemi shume nevoje, ju uroj pune shume te mbare.

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Për të vlerësuar nëse tubat janë të zënë ose jo, bëhet ekzaminimi i histerosalpingografisë. Nëqoftëse tubat figurojnë të mbyllur, mundësia për operacion plastik të tubave ekziston. Mundësia për shtatzëni natyrore është e vogël dhe kjo mundësi rritet për shtatzëni me IVF.

Gjithë të mirat.

/komuniteti