Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Veza e ndarë

Pershendetje doktoreshe, desha te ju pyes dicka, isha te doktori me bo nje kontroll dhe me tha qe me eshte ndare nje veze dhe ate veze duhet me mbush edhe pak per me u formu bebja, po qka skam te qarte si eshte formu ajo kur une jam ruajt nga shtatzenia per shkak se i kam pas 2 aborte spontane e kam frike me mbet perseri edhe pse tash me behen 1 vit qe kam abortu. Se di sa kam qene e qarte ne pyetje. Ju pershendes shume.

Valerina (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valerina

Mesatarisht çdo 28-të ditë, tek femrat formohet folikuli nga i cili del një vezë. Veza duke udhëtuar në drejtim të mitrës, kur takon spermatozoid, fekondohet duke formuar shtatzëni.

Besoj se mjeku të ka thënë që je në periudhën e ovulacionit, pra mund të kryesh marrëdhënie seksuale për të filluar shtatzëni. Nëse e fillon apo tenton ta fillosh, është e drejta jote.

Meqënëse ke bërë dy aborte spontane, të rekomandoj që përpara se të nisësh shtatzëni, të bësh një seri ekzaminimesh për të siguruar shëndetin e plotë riprodhues.

Gjithë të mirat.

Valerina (15 vite më parë)
Ju faleminderoj shume per pergjigje, desha te ju tregoj se une i kam bere te gjitha analizat dhe te gjitha me kane dale mire, asgje e keqe ose e dyshueshme sme ka dale, asnje doktor nuk e din se pse po me vdesin 2 muajsh femijet ne bark. Ju pershendes nga zemra.

/komuniteti