Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Amenorrea

Qe ne moshen 14 qe kur me ka ardhur menarka kam pasur mestuacione shume te rregullta ,kete muaj korrik prisja menset me date 12 por qe nuk ndodhi bera nje test gravidaze por qe me del negativ ,pas nje jave vones shkova te bej nje eko dhe mjeku me rekomandoj utrogestan 2x1 5 dite shenjat qe kam jam nauze,sduroj dot aromat e ushqimeve ,shqetesimegastrointestinale dhe fluide vaginale te shtuara ,nuk kam dhemje gjoksi dhe as tendosje te tij tashe u bene 2 jane, dhe as progresteroni nuk me hyri ne pune ,nuk e di se si te veproj ,sepse dhe mjeku me duket sikur me percjell dhe sme jep asnje zgjedhje .pune te mbare

Marsela Kaziu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsela

Bën mirë që të bësh një beta hCG për të vlerësuar nëse je apo jo shtatzënë. Nëse je shtatzënë, edhe sipas shenjave që përshkruan, të rekomandoj që të fillosh marrjen e acidit folik si dhe të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar vendndodhjen e implantimit të shtatzënisë si dhe gjendjen e përgjithshme të saj. Mbështetur në këto vlerësime, mjeku do të rekomandoj trajtime dhe do të japë këshilla nëse janë të nevojshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë, gjithnjë nëse je.

/komuniteti