Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku

Miredita doktoreshe, kam pasur ciklin me daten 25.10 dhe kam perfunduar me 01.11 pastaj pas marredhenies 1 jave me vone ka filluar dhimbja si ne kohen e ciklit kur me dhemb, dhimbje normale, gjoksi i majte me dhemb, a mundem me qene shtatzene? Faleminderit shume per mirekuptim.

Shqipe Vitija (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqipe

Edhe mundet të kesh mbetur shtatzënë, por kjo mund të verifikohet me testin e shtatzënisë ose me testin e gjakut. Por unë them që të mos nxitohesh. Prit deri në ditën kur mendon se duhet të vijnë menstruacionet e rradhës. Nëse ato vonojnë dy-tre ditë, atëherë bëj testet që të rekomandova. Nëse shtatzënia konfimohet ose edhe nëse nuk konfirmohet nga testi, paraqitu tek mjeku për të vlerësuar situatën.

Gjithë të mirat.

/komuniteti