Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi per shtazani dhe metformin tabletat

Pershendetje doktorresh ket muj kam fillur metformin tab 3x1/2 pershkak se kam pak insulin ne gjak mjeku me dha ti perdori mirpo pasi po i pi kam sikur turbullira ne lukth a mund te jet nga tabletat gjithashtu po tentoj per shtatzani a mund te ndikojn keq gjat tentimit per shtatzani a me duhet ti perdor gjithmon tabletat sikur po kam frik mos ndikoj keq nese jes shtatzan tek femija ju pershendes gjitha te mirat

Besa Arta (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Preparati metformin rekomandohen të përdoren në rastet kur gratë kanë sindromën e vezores policistike. Nuk ndikon negativisht gjatë tentimit për shtatzëni. Turbullirat në traktin gastrointestinal njihen si efekte anësore të preparatit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti