Mbi kontracepsionin pas lindjes
Genta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Genta
Nëse e ushqen fëmijën me qumësht gjiri në mënyrë korrekte, vonesa menstruale mund të zgjasë edhe deri në një vit. Nëse dyshon për fillimin e një shtatzënie të padëshiruar, testet shtëpiake të shtatzënisë, janë orientues shumë i mirë.
Më pëlqen që ke menduar të përdorësh një metodë të planifikimit familjar. Por unë të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog, i cili me anë të disa ekzminimeve do gjykojë për kontraceptivin më të favorshëm për ty. Kjo bëhet edhe më rëndësishme, pasi ti ke menduar të përdorësh kontracepsion hormonal.
Shënim; në treg ka edhe kontraceptiv hormonal të cilët nuk ndikojnë në sasinë dhe shijen e qumështit të gjirit.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe! Urime per punen tuaj kaq fisnike! Kam nje problem. Kam nje bebe 7 muajshe, te cilen e ushqej me gji dhe me ushqim shtese. Akoma nuk me eshte rikthyer cikli menstrual. Por nuk kam perdorur asnje metode kontraceptive gjate ketyre muajve. Para 4 javesh bleva nje test shtatzenie dhe me doli negativ. Dua te di a ka mundesi te kem ngelur shtatzene? Nese jo, cilen pilule kontraceptive me keshilloni ju, qe te mos ndikoje ne qumeshtin e gjirit? Sa eshte i sigurte testi i shtatzenise? Ju lutem me ktheni pergjigje! Faleminderit! Pune te mbare! Gjithe te mirat! Genta.